Francë, arrestohen se kundërshtuan ndalimin e ferexhesë
Dy gra janë arrestuar në Francë në protestën kundër ndalesës për mbajtjen e ferexhesë.
Dhjetëra persona protestuan në Paris para katedrales Notr Dam, për shkak të ligjit që sot hyri në fuqi, me të cilin ndalohet mbulimi i fytyrës në publik.
Dënimi për mbajtjen e ferexhesë është 150 euro.
Policia franceze tha se të dyja gratë nuk u arrestuan për mbulim të fytyrës, por për shkak se protesta nuk ishte paralajmëruar dhe miratuar nga ana e policisë.
Franca është vendi i dytë në Evropë pas Belgjikës që ka miratuar ligjin për ndalimin e ferexhesë.