E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islandë, referendum kundër ripagimit të borxheve

Votuesit në Islandë hodhën poshtë një plan për t`i ripaguar Britanisë së Madhe dhe Holandës 5 miliardë dollarët që shtetasit e tyre kanë humbur nga falimentimi i bankave islandeze.
 

Pas numrimit të shumicës së fletëvotimeve nga referendumi i zhvilluar të shtunën, 59 përqind kanë votuar kundër këtij plani.

Kryeministrja Johana Sigurdar-dottir i cilësoi zhgënjyese rezultatet e referendumit. Ajo tha se votimi kundër këtij plani do të rezultojë në kaos politik dhe ekonomik. Edhe sekretari britanik i thesarit, Danny Alexander, ishte i zhgënjyer nga rezultati i referendumit.

Ai tha se Britania respekton vullnetin e votuesve por ka shumë të ngjarë që kjo çështje të përfundojë në gjykatë. Autoritetet thonë se konsumatorët britanikë dhe holandezë kanë depozituar 5 miliardë dollarë në bankën e internetit.

Kur kjo bank falimentoi, Britania dhe Holanda kompensuan shtetasit e tyre për kursimet e humbura. Të dyja palët tani po kërkojnë kompensim nga Islanda.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›