Berluskoni sot ne Tirane
Kryeministri italian mberrin sot ne Tirane. Silvio Berluskoni zbret ne Tirane ne takime te paralajmeruara me kreret me te larte te vendit. Ardhja e kreut te qeverise italiane behet ne momentin kur vendi fqinj ka rritur interesat per ndertimin e projekteve energjitike. 2 prej projekteve pritet te nenshkruhen ne takimin me kryeministrin Sali Berisha. Dy projektet parashikojne prodhimin e energjise elektrike, nje ne Fier ne projektin e ashtequajtur te rigazifikimit dhe tjetri per prodhimin e energjise nga era. Ky i fundit parashikohet te jete me i madhi ne Europe i kesaj natyre. Ndersa ne prag te vizites ne Tirane te Berluskonit, ambasdori italian ne Shqiperi ka mohuar te kete nenshkrime konkrete te projekteve, duke iu referuar vecanerisht centralit berthamor.