E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Siri, marrëveshje mbi interesa të përbashkëta

Damask - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të vendosin me Sirinë marrëdhënie të bazuara mbi interesa të përbashkëta. Këtë fakt e deklaroi emisari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçell, gjatë një takimi që zhvilloi me presidentin sirian Bashar al-Asad.

"Kam zhvilluar diskutime me presidentin Asad dhe dëshirojmë të vazhdojmë përpjekjet përsa i përket vendosjes së marrëdhënieve të bazuara mbi respektin dhe interesa të përbashkëta", deklaroi Miçell në një komunikatë.

"SHBA-ja ka besim tek vazhdimi i këtij dialogu", shtoi emisari amerikan, duke nënvizuar se "Siria luan një rol të rëndësishëm në vendosjen e një paqeje globale".

Miçell mbërriti dje në mbrëmje në Damask i shoqëruar nga zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Xhefri Feltman.

Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e paqes mes Izraelit dhe fqinjëve të tij, administrata Obama është e angazhuar të vendosë kontakte diplomatike me Sirinë pas një periudhe të gjatë marrëdhëniesh të tendosura mes Damaskut dhe Uashingtonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›