Vaksina e gripit të derrave gati në fillim të vjeshtës
Gjenevë - Vaksina kundër virusit H1N1 pritet të jetë gati në fillim të kësaj vjeshte. Këtë vaksinë do ta nxjerrë kompania zvicerane e farmaceutikës “Norvatis”, e cila deklaron se e ka përfunduar paketën e parë të vaksinave eksperimentale, falë një metode të re prodhimi.
Reagimi i “Norvatis” erdhi vetëm pak ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli për herë të parë pas 40 vjetësh pandeminë globale.
Në vend që të përdorte metodat tradicionale të mbjelljes në vezë, kompania provoi të krijonte virusin më të butë të vaksinës nëpër qeliza, dhe kjo dha një ndihmesë të vyer në shkurtimin e afateve kohore të prodhimit. Provat klinike të vaksinës do të nisin muajin që vjen.