E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni ul me 30 % rrogat e Milanit

 

“Shpenzojmë shumë, duhet të ulim me 30% shpenzimet vjetore”. Ka qenë ky urdhri i lëshuar nga presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, për Adriano Galianin. Praktikisht Berluskoni synon të ulë shpenzimet vjetore të klubit në 85-90 milionë euro, të cilat për momentin kapin shifrën e 120 milionëve. Në këtë mënyrë Milani do zbriste nga vendi i parë si klubi me pagat më shtrenjta, në vend të tretë, pas Interit dhe Juventusit. Mirëpo ulja e pagave vjetore mund të shndërrohet në një efekt domino. Faktikisht nga ky veprim shumë prej lojtarëve të Milanit do kërkonin t’u bashkëngjiteshin klubeve më të pasura. Përfshi këtu edhe Kakanë, i cili aktualisht përfiton rreth 9 milionë euro në sezon. Kjo kërkesë e presidentit Berluskoni mund t’i hapë rrugë shitjes së 40% të aksioneve të Milanit te sheikët e Mançester Sitit. Kjo zgjidhje do i bënte të lumtur të gjithë, përfshi këtu edhe vetë lojtarët e Milanit së bashku me tifozerinë kuqezi. Momentalisht kërkesa që ka bërë presidenti i klubit, Silvio Berluskoni, tregon më së miri mungesën e dëshirës nga ana e tij përsa i përket investimeve tek Milani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›