Berluskoni uron Kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhje

Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, e ka uruar sot pasdite Kryeministrin Sali Berisha për fitoren e mandatit të dytë. Në një telefonatë Berluskoni duke e cilësuar këtë fitore si një meritë e veçantë e Kryeministrit Berisha ka theksuar gjithashtu se kjo fitore është një rëndësi e madhe për vazhdimin e reformave të vendit dhe integrimit të tij në Bashkimin Europian.
Kryeministri italian Berluskoni e përgëzoi Kryeministrin Berisha për koalicionin që ka bërë me Ilir Metën dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke u shprehur se "ky është veprimi i duhur që unë personalisht e përshëndes". Gjithashtu, Kryeministri italian Berluskoni theksoi se ky përbën një koalicion premtues për Shqipërinë. Kryeministri Berluskoni e siguroi Kryeministrin Berisha se ai dhe qeveria italiane do të japin një mbështetje të fuqishme dhe të gjithanshme qeverisë së re, në rrugën e saj drejt zhvillimit dhe integrimit të vendit në BE.