Koçi: Dorëheqja ime, një akt politik

Kryetari i dorëhequr i PSV91 Petro Koçi është shprehur në studion e "Ora News" e dorëheqja e tij është një akt politik. Sipas tij dorëheqja është sepse nuk u arrit një rezultat i kënaqshëm i PSV91 në zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas tij kjo është edhe një lloj proteste nga ana e tij që në Shqipëri nuk votohet e drejta. Ndërsa për humbjen e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit Koçi u shpreh se në PS mungojnë analizat objective pas tureve elektorale sepse nuk reformatohet e majta nëse nuk mbahen përgjegjësitë . Ai shtoi gjithashtu se Rama po kërkon një alibi për të mbuluar përgjgjësitë e tij për humbjen e së majtës. Koçi gjithashtu u shpreh se Rama duhet të dorëhiqet nga PS duke zbatuar statutin dhe fjalën e dhënë. Ndërsa për koalicionin qeverisës PD-LSI, Koçi u shpreh se ky vendim ka qënë mjaft i vështirë për LSI-në dhe sidomos në planin moral por nga ana tjetër kjo forcë politike nuk kishte hapësirë tjetër. Ai shtoi se sfidat e LSI-së në koalicionin me PD-në është ruajtja e identitetit të sah duke shtuar dhe një sërë sfidash të përbashkëta si integrimi dhe kriza ekonomike.