E Diel, 1 Nëntor 2026

Bernd Fischer: Berisha ka frikë nga arrestimi. Vizat me SHBA? Berisha kërkon të largojë shqiptarët nga vendi

fisherProfesori i njohur dhe studiuesi amerikan Bernd Fischer, në një intervistë për gazetën Dita, thotë se Sali Berisha ka frikë nga arrestimi nëse humbet pushtetin, ndaj edhe kërkon që të mbesë në pushtet përsa kohë që mundet.

Unë mendoj gjithashtu se ai e sheh interesin e vet si interes shtetëror- pra çfarë është e mirë për zotin Berisha, është e mirë për Shqipërinë, thotë Fischer.

Profesori thotë se mandati i fundit i Berishës ka qenë tërësisht negativ. Ai shton se Berisha ka vënë në rrezik demokracinë, ndërkohë që gjendja ekonomike është përkeqësuar dhe shumë shqiptarë jetojnë në varfëri.

Sa i përket premtimit për heqjen e vizave me SHBA, Fischer thotë se Berisha shpreson që të largojë shqiptarët nga vendi, pasi nuk mund të përqendrohet në inkurajimin e shqiptarëve për të qëndruar në Shqipëri.

Fischer thotë se Rama është shumë më i përgatitur se Berisha në vitin 1992 për të marrë pushtetin. Ai shton se shpreson që Rama të qeverisë për popullin dhe jo për ata që do të fitojnë.

Ndërkohë Fischer paralajmëron ndërkombëtarët se duhet të jenë të rreptë me Shqipërinë, pasi tashmë bashkësia ndërkombëtare është bërë shumë pak efektive, sepse vijat në rërë që ka hequr janë shkelur gjithmonë.

Profesori thotë se Shqipëria është një autoritarizëm demokratik, ku ka zgjedhje, por nuk janë të lira dhe të ndershme, ku qeveris vetëm një parti. Fischer thotë se Berisha ka minuar institucionet e pavarura, përfshi KQZ-në.

Fischer thotë se nëse FRD dhe AK nuk bashkohen me Berishën, ka një shans që opozita të marrë pushtetin.

Fischer shton se zgjedhjet e qershorit janë më të rëndësishmet në Shqipëri. Profesori amerikan thotë se ka shumë pak demokraci brenda partive dhe kjo u pa edhe tek partitë e reja si Aleanca Kuq e Zi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›