Halim Kosova reagon ndaj padisë së Piperos: Ai më ka besuar edhe gruan
Pas padisë së ish drejtorit të Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, për shkak të shfuqizimit të emërimit të shefave të shërbimit në Qendrën spitalore Universitare Nënë Tereza, ka reaguar edhe ministri aktual, Halim Kosova.
Ky i fundit është shprehur për GSH se: Ne jemi një vend i lirë dhe demokratik dhe çdokush ka të drejtën për tiu drejtuar gjykatës. Megjithatë, z.Pipero ka besim tek unë, sepse para pak kohësh më besoi edhe gruan e tij për një diagnozë të caktuar. Përderisa më ka besuar gruan, do të thotë që besimin ndaj meje e ka të lartë.
Kosova ka shtuar se para disa ditësh do e ftonte për kafe Piperon, por e kishin bllokuar punët e shumta për shkak të pozicionit të tij si ministër./A.Xh