E Diel, 1 Nëntor 2026

Berni Ekleston: Kriza ekonomike nuk do të na ndalë!

Bosi i Formula 1, Berni Ekleston, është i bindur se gara më popullore e makinave nuk rrezikohet nga kriza botërore, që detyroi drejtuesit e Hondas të deklaronin tërheqjen nga cirkuiti. "Formula 1 ndodhet në vështirësi, por kriza e saj nuk është më e madhe se ajo e ndërmarrjeve të tjera në botë", deklaroi Ekleston për "BBC". "Mund të them me siguri se kriza financiare që po kalon bota nuk do ta frenojë Formulën 1". Largimi i Hondës e tronditi ndjeshëm ambientin në F.1. Rreth vendimit të prodhuesit japonez, britaniku tha: "Më vjen shumë keq, jam vërtet i trishtuar. Kjo që ndodhi duhet të shërbejë si alarm për të gjithë, përpara se pasojat të jenë më serioze. Duhet të shpenzohen më pak para, kostot janë të papërballueshme". Por, nuk kanë munguar raportimet se menjëherë pas hapjes së një vendi në gara, disa konstruktorë të tjerë janë interesuar që të bëhen pjesë e Formula 1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›