Honda braktis Formula 1, rrezikohet efekti domino
Kriza botërore e ekonomisë ka tronditur edhe Formula 1. Honda ka deklaruar zyrtarisht tërheqjen e saj nga garat dhe për momentin mbeten vetëm nëntë skuadra që do të startojnë sezonin e ardhshëm. Arsyet e "braktisjes" janë shpjeguar në Tokio nga presidenti i skuadrës japoneze, Takeo Fukui. Ai nuk e fshehu keqardhjen për vendimin e marrë nga aksionerët: "Viti 2008 ishte kampionati i fundit i Hondës në F.1. Ky vendim është marrë duke pasur parasysh momentin e vështirë që po përjeton tregu i makinave në shkallë botërore. Duhet të mbrojmë biznesin e markës tonë". Sipas shpjegimit të dhënë gjatë një konference për shtyp, largimi nuk është i përkohshëm: "Do të konsultohemi me bashkëpunëtorët e ‘Honda Racing F.1‘ dhe furnitorin e motorëve ‘Honda Racing Development‘ rreth të ardhmes së këtyre dy kompanive. Do të shqyrtohen edhe ofertat për shitjen e skuadrës. Gjithsesi, në këtë moment nuk jemi në gjendje të themi nëse në të ardhmen do të rikthemi. Mund të konfirmoj gjithashtu se nuk do të furnizojmë asnjë skuadër me motorë. Nuk ka kuptim t‘i bësh gjërat përgjysmë: ose je në garë, ose je jashtë saj".
Largimi
Me shkëputjen nga Formula 1, Honda do të kursejë 420 milionë euro (afro 50 miliardë jen). Fukui konfirmoi: "Skuadra do të ekzistojë deri në fund të marsit, me fjalë të tjera do të ketë tre muaj në dispozicion për të gjetur një blerës". Prodhuesi japonez do të shkurtojë ndjeshëm edhe organikun e punëtorëve të prodhimit, duke shkurtuar të gjithë ata që janë pranë skadencës së kontratës. 760 personat që punojnë ndërmjet Tokios dhe Britanisë së Madhe do të paguhen deri në fund të vitit, ndërsa më pas do ta shohin veten të papunë. Shkurtimi i faturës së shpenzimeve ka qenë objekt bisede i FOTA-s (asociacionit të skuadrave të Formula 1) në Londër. Aty u hodhën disa propozime, të cilat do t‘i paraqiten FIA-s gjatë javës së ardhshme. Pjesëmarrësit votuan unanimisht përdorimin e një motori me kosto të ulët që prej vitit 2011: një turbo prej 1,8 litrash (motori me 8 valvula harxhon 2,4 litra), që do të konsumonte 30 për qind më pak benzinë. Gjithashtu u propozua edhe një variant i ri i xhirove kualifikuese. Sipas idesë së re, të gjitha makinat do të dalin në pistë njëkohësisht dhe me të njëjtën sasi benzine. Në çdo xhiro do të eliminohet piloti më i ngadaltë.
Efekti domino
Vendimi drastik i Hondës rrezikon të shkaktojë një efekt domino, i cili do të ishte shkatërrimtar për Formula 1. Edhe disa skuadra të tjera mund të përdorin justifikimin e rezultateve të dobëta dhe kostove të larta për t‘u dhënë lamtumirën pistave. Pa garat, edhe ata do të kursenin "një mal me para" dhe në "pole position" është Tojota. Madje, nëse braktisin cirkuitin, ata do të kursenin dyfishin e shifrës së Hondës, e thënë me gjuhën e shifrave afro 1 miliard euro. Pas Tojotës vjen Renaulti, që për shkak të krizës ka filluar një ristrukturim të paprecedent. Tri skuadrave të sipërpërmendura mund t‘u shtohen edhe Toro Roso e Super Auguri, të cilat kanë buxhet shumë të vogël dhe shpesh herë kanë qenë pranë falimentimit. Nëse të pesta këto skuadra tërhiqen, atëherë për Formula 1 ky do të jetë fundi i një epoke.
Honda
"Pak orë pas tërheqjes,
tri kompani u interesuan"
Vetëm pak orë pas konferencës për shtyp, ku u deklarua largimi nga Formula 1, "Honda Motors" ka marrë disa oferta për blerjen e skuadrës. Administratori Nik Fri pohoi: "Gjatë mbrëmjes kemi marrë tri oferta të ndryshme nga grupe të rëndësishme që janë të interesuara për skuadrën. Janë të huaj, por nuk mund të them asgjë më shumë. Do të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë javëve në vazhdim. Oferta më konkrete do të ketë në Vitin e Ri". Për "Autosport", ai shpjegoi: "Kjo nuk do të thotë se marrëveshja do të lidhet pa mbaruar viti 2008. Pikë së pari, Honda duhet të jetë e bindur për seriozitetin e blerësve potencialë". Drejtuesi i skuadrës japoneze shtoi: "A ekziston mundësia të futemi në garë edhe pse sezoni do të ketë filluar? Nuk besoj se ka pasur ndonjëherë skuadra që nuk startuan që prej fillimit të kampionatit dhe më pas ka qenë e suksesshme. Momenti kyç do të jetë gara në Melburn".