"Mbulohet" Michelle, kritikohet "Argo"

Irani kritikoi filmin “Argo” të regjisorit Ben Affleck, i cili rrëmbeu çmimin kryesor të Oscar-it.
“Këtij filmi anti-iranian i mungojnë aspektet artistike. Është film i dobët nga perspektiva artistike, por nuk kemi pritur diçka tjetër nga armiku”, transmeton BW të ketë thënë ministri për Kulturë i Iranit, Mohammad Hosseini.
“Argo” bazohet në ngjarje të vërtetë dhe flet për ikjen e guximshme të një grupi diplomatësh amerikanë, të cilët fshiheshin në rezidencën e ambasadorit kanadez në Teheran, gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Çmimet më prestigjioze të Hollywood-it, Oscar , janë ndarë të dielën mbrëma në Los Anxhelos.
Mes prezentuesve në këtë ceremoni ishte edhe Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama, e cila zbuloi fituesin e shpërblimit për "Fotografinë më te mire". Televizioni shtetëror iranian, ka ndryshuar fustanin e Zonjës së Parë, duke mbuluar krahët dhe fshehur dekoltenë. /Indeksonline/