Bërthamore, IAEA pret marrëveshje për hetimin e Iranit

Kreu IAEA-s thotë se kjo marrëveshje mund të rrisë bashkëpunimin e Teheranit me Agjencinë Ndërkombëtare lidhur me hetimin e aktivitetit të tij bërthamor.
Yukiya Amano tha se pret që marrëveshja me Iranin të nënshkruhet “shumë shpejt”.
SHBA-të dhe aleatët e saj perëndimorë akuzojnë Iranin se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, por Teherani ngul këmbë se ka vetëm qëllime paqësore.
Ky lajm vjen ndërkohë që nesër përfaqësuesit e Iranit do të takohen në Bagdad me përfaqësuesit e grupit ndërkombëtar të kontaktit (5 +1, pesë shtetet e Këshillit të sigurimit të OKB-së plus Gjermania) lidhur me programin e diskutuar bërthamor të këtij vendi./Start/F. P/
2012-05-22 18:17