Cipras: Nëse fitojmë, Greqia qëndron në Eurozonë

"Fitorja jonë në zgjedhje nuk do të thotë se ne do të dalim nga zona euro", deklaroi Cipras në një konferencë të përbashkët shtypi me liderin e të majtës radikale gjermane.
"Nuk besoj se përjashtimi i programit për kursim do të thotë dalje të vendit nga eurozona", shtoi ai.
Syriza u rëndit e dyta në zgjedhjet parlamentare të 6 majit të zhvilluara në Greqi, ndërkohë që në zgjedhjet e parakohshme të 17 qershorit mund të dalë në krye. Greqia u fut në krizë politike pasi asnjë prej tre liderëve të partive më të votuara në zgjedhjet e 6 majit nuk arriti të krijonte një koalicion qeveritar, duke çuar vendin kështu në zgjedhje të parakohshme.
Aktualisht Greqia drejtohet nga një qeveri teknike e kryesuar nga gjykatësi Pikramenos, detyra e vetme e të cilit është të përgatisë vendin për zgjedhje./Start/
2012-05-23 09:15