E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në Kosovë,DASH reagon ndaj sulmit ndaj KFOR

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi ndaj incidentit me dhunë të së martës në veri të Kosovës ku mbetën të plagosur paqeruajtës të NATO-s dhe protestues serbë. Në një deklaratë të , Departamenti i Shtetit dënoi sulmin me dhunë të një turme serbësh kundër forcave të KFOR-it më 27 shtator. Departamenti amerikan i Shtetit thekson se po vazhdon të ndjekë nga afër zhvilliet në veri të Kosovës dhe u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë, të shmangin aktet provokuese dhe retorikën që nxit dhunën, si dhe të lejojnë lirinë e lëvizjes. Sipa DASH liria e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave është në interesin më të mirë të Kosovës dhe Serbisë, dhe në përputhje me aspiratat e vendit për t`u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Departamenti i Shtetit u bën thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë të qendrojnë të angazhuara të procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të inkurajojnë qetësinë dhe të gjejnë rrugën e marrëveshjes për përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dy vendeve. Që nga 16 qershori rrugët e veriut të Kosovës janë bllokuar nga barrikadat e vendosura nga serbët në shenjë pakënaqësie me praninë e policisë dhe doganierëve të Kosovës në atë zonë. Ata kërkojnë largimin e tyre nga vendkalimet kufitare, kërkesë që është hedhur poshtë edhe nga qeveria e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›