E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton: Po shqyrtohet nëse Hakani është rrjet terrorist

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka deklaruar se qeveria e Shteteve të Bashkuara tani po zhvillon shqyrtimin “final” nëse zyrtarisht rrjeti Hakani, me seli në Pakistan, do të përfshihet në listën e terrorizmit.

Ky grup është fajësuar për sulmet vdekjeprurëse kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në Afganistan.

Zonja Klinton tha në Uashington se qeveria amerikane tashmë formalisht i ka cilësuar liderët kryesorë të këtij rrjeti si terroristë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›