E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bërthamoret, Italiatërhiqet, bllokonndërtimin e centraleve

ROME- Italia i thotë lamtumirë centraleve bërthamore. Pas tragjedisë në Fukushima, qeveria italiane bën një hap prapa dhe shkon përtej moratoriumit të vendosur nga këshilli i ministrave më 23 mars.

Qeveria harton një amendament i cili vendos ndalimin e realizimit të 4 centraleve bërthamore të parashikuara nga programi për futjen në Itali të energjisë bërthamore, dhe shtyn për pas verës, vendimet e ardhshme në lidhje me energjinë. Amendamenti do të votohet sot në Senat.

Mediat italiane thonë se është një lëvizje që duket si një zgjedhje gati definitive por që sipas opozitës dhe mbështetësve të referendumit kundër atomit, fsheh vetëm një tjetër mashtrim të qeverisë për të shmangur votën popullore për të hyrë më vonë sa më shpejt që të jetë e mundur në programin bërthamor.

SHQIPERIA DHE CENTRALI BERTHAMOR
Në ndërtimin e Centraleve bërthamore, Shqipëria ishte një vend referimi përtej Adriatikut, për kryeministrin italian Silvio Berluksoni për idenë e ndërtimit të një centrali bërthamor. Ideja e Berluskonit pat gjetur dhe mbështetjen e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Madje gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit shqiptar në Romë, në shkurt të 2010, një ndër temat kryesore të takimit mes dy homologëve ka qenë dhe ideja e ndërtimit të një centrali bërthamor në Shqipëri. Madje në konferencën e përbashkët për shtyp (të atëhershme) kryeministri Berluskoni pat thënë se “Shqipëria ka një program ambicioz për tu kthyer në një qendër të prodhimit të energjisë”
Berisha- është referuar Berluksoni- më ilustroi një sërë projektesh që përfshijnë si burimet tradicionale të energjisë, rigazifikimit të gazit të lëgshëm, centraleve termoelektrik gjithashtu dhe mundësinë e centraleve bërthamore.
Një muaj më vonë, në mars të 2010 qeveria shqiptare miratoi vendimin për krijimi i Agjencisë Kombëtare Bërthamore (AKOB e cila synon ti hapë rrugën ngritjes së infrastrukturës për centralin bërthamor në vend. ). AKOB një institucion qendror në varësi të ka për detyrë të zhvillojë programin bërthamor, përfshi këtu ngritjen e një infrastrukture të nevojshme për centralin bërthamor, vendin ku do të ngrihet centrali si dhe përgatitjen e përzgjedhjen e një stafi, sipas nevojave.

Vetë kryeministri Berisha disa herë është deklaruar i gatshëm për nisjen e procedurave për ndërtimin e një projekti të tillë. Në një intervistë për median italiane “Corriere della Sera “ (më 29 maj 2008)pyetjes së gazetarit për ndërtimin e një centrali bërthamor italian në Shqipëri, iu pat përgjigjur: Centrali Bërthamor? Po faleminderit. Nuk ështe nevoja të premtojë ulje fiskale italianave përtej Adriatikut, tashmë është falenderimi i Shqipërisë dhe i kryeministrit të saj”.

Në Shqipëria ideja e ndërtimit të një centrali bërthamor kundërshtohet nga ambientalistët dhe nga opozita.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›