E Diel, 1 Nëntor 2026

Berthamoret perendimi frike nga Birmania

Regjimi i Birmanise mund te jete duke ndertuar raketa dhe centrale berthamore ne disa lokalitete te largeta me ndihmen e Korese se Veriut.

Keshtu thuhet ne nje dokument sekret te SHBA te publikuar nga faqja e internetit Wikileaks.

Dokumenti ne fjale citon deshmitare qe deklarojne se punetoret koreano-veriore po ndihmojne Birmanine per te ndertuar nje bunker nentokesor ne nje xhungel te larget.

Lajmi ne fjale tregon shqetesimin se junta ushtarake mund te jete duke u perpjekur per te ndertuar nje arme berthamore pavaresisht se ajo e mohon kete gje.

Wikileaks ka publikuar deri tani mbi 1100 dokumenta nga 251 mije te tilla qe zoteron. Disa prej tyre qe jane shkruar ne gjashte vitet e fundit sugjerojne se disa biznesmene te huaj kane pare prova per ndertimin e impianteve te tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›