E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piratet terhiqen nga sulmi ndaj Amazon

Aktivistet pro-Wikileaks kane hequr dore nga planet per te gjunjezuar web site-in e shitjeve on line Amazon si dhe faqen tjeter PayPal.

I ashtuquajturi grupi i Anonimeve kishte bere thirrje per te sulmuar web site-n ne fjale ne oren 1600 por ka ndryshuar planet duke deklaruar se nuk ka force per ta bere nje gje te tille.

Faqja Amazon.com ishte vene ne shenjester pasi kishte terhequr sherbimet e saj per faqen me te perfolur te momentit Wikileaks.

Nderkohe ne Holande nje djale adoleshent eshte arrestuar lidhur me sulmet informatike. 16-vjecari u prangos nga njesia e posacme kunder krimit elektronik te Hages pasi dyshohet te kete marre pjese ne sulmet ndaj kompanive te kartave te kreditit Visa dhe MasterCard.

Nje program qe u mundeson kompjuterave qe tu bashkohen sulmeve te koordinuara kunder web site-ve anti-Wikileaks raportohet se eshte shkarkuar mbi 31 mije here.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›