E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berti Vogts – trajner i Bullgarisë ?

Nga Bullgaria, Eris Karagjozi
Specialisti i njohur i futbollit dhe ish-kampioni i botës, gjermani Berti Vogts dëshiron të jetë trajneri i kombëtares së Bullgarisë. Këtë e konfirmuan dhe manaxherat e tij për Europën Lindore – Misha Stankovic dhe Hari Jokanovic. "Sot në mëngjes ne dërguam një faks tek Federata Bullgare e Futbollit (FBF) me ofertën, që Berti Vogts është i gatshëm të jetë trajneri i Bullgarisë, gjithmonë nëse Borisllav Mihajlov dhe kryesia e FBF-së janë dakort", u shpreh Misha Stankovic. Për momentin Berti Vogts është trajner i kombëtares së Nigerisë, por pas incidentit me Obafemi Martins, gjermani është i gatshëm të largohet nga ky shtet jo i qetë afrikan. Para pak ditësh Obafemi Martins u gjuajt me armë zjarri kur ndodhej brënda makinës së tij, në një pikë karburanti afër kryeqytetit Lagos. Si futbollist Berti Vogts fitoi kupën e botës me RFGJ në vitin 1974, kur në finalen e luajtur në Olimpiastadion të Mynihut RFGJ mundi Hollandën me rezultat 2:1. Në kampionatin botëror të vitit 1990, Berti Vogts ishte ndihmës-trajner i Franc Bekenbauerit. Pas titullit kampion bote "Kaizeri" dha dorëheqjen dhe si trajner i kombëtares gjermane u vendos Berti Vogts. Në vitin 1996 ai u bë kampion europe si trajner i Gjermanisë. Berti Vogts ka drejtuar gjithashtu dhe kombëtaren skoceze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›