E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abdiu udhëheq me LFK-Tetovë

Tetovë- Në një shkresë deri tek mediumet e shkruara këshilli drejtues aktual ka njoftuar se zyrtarisht të gjitha procedurat ligjore janë kryer dhe se kryetar i LFK-Tetovës është Memet Abdiu.
Në mbledhjen këshillit drejtues të Lidhjes Futbollistike Komunale të Tetovës e mbajtur me datë 23.06.2007 është shqyrtuar gjendja aktuale në Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe në Lidhjen Futbollistike të Tetovës në lidhje me zgjedhjen e organeve të reja të iniciuara nga këshilli-iniciativë formuar në shtëpinë e Futbollit të Maqedonisë dhe në LFK-Tetovë.
Ndërkohë me datë me datë 28 majë këshilli iniciativë pranë lidhjes futbollistike të Tetovës ka mbajtur kuvend zgjedhor ku është këshilli drejtues. Për kryetar të Lidhjes Futbollistike të Tetovës është zgjedhur zotëri.Memet Abdiu. Zgjedhjet janë kryer në pajtim me statutin e Lidhjes Futbollistike të Tetovës.
Ndërkohë me 7 qershor kryetari z.Memet Abdiu është regjistruar në regjistrin qendror. Ai është nënshkrues në llogarinë rrjedhëse të LFT-së tek TTK Banka A.D.SH.A Shkup. Zotëri Abdiu do të përfaqësoj Futbollin e Tetovës në Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Po ashtu është bërë zëvendësimi i vulës dhe protokollit.
Të gjitha dokumentet të nënshkruara dhe të vërtetuara nga ana e kryetarit paraprak z.Rexhep Bexheti i cili ka në disponim vulat e vjetra janë jo valide.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›