E Diel, 1 Nëntor 2026

Bertolucci kryeson jurinë e festivalit të 70-të të filmit në Venecia

ROMË- Regjisori italian, Bernardo Bertolucci do të jetë kryetari i jurisë së Festivalit të 70-të të Filmit në Venecia, që do të zhvillohet gjatë periudhës 28 gusht-7 shtator, bënë të ditur burime mediatike vendase.

"Bernardo Bertolucci mund të konsiderohet si regjisori më i famshëm aktiv italian në botë", theksuan burimet mediatike vendase.
Nga ana e tij, regjisori u shpreh i kënaqur për kryesimin e jurisë së Festivalit të 70-të Filmit në Venecia.

"Kjo është hera e dytë për mua", theksoi ai duke kujtuar se në vitin 1983 juria që ai kryesonte kishte shpërblyer me çmimin "Luani i Artë", regjisorin Jean-Luc Godard për filmin "Carmen".

Bernardo Bertolucci, 73 vjeç, ka fitur gjatë karrierës së tij shumë çmime si nëntë "Oskarë" dhe një "Palmë të Artë" në vitin 2011.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›