E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skerdi Bejzade "kapet" me gjyqtaret: Jane kunder Partizanit

Trajneri dhe futbollisti i Partizanit, pas humbjes se fundit ne Elbasan, deklaroi se gjykimi ndikoi ne loje, pasi u nxorr me karton te kuq qe ne pjese te pare Luan Pinari, duke lene kryeqytetasit me 10 lojtare ne fushe. - "Gabimet e gjyqtareve, si ne ndeshjen e fundit ne Elbasan edhe me pare, kane denuar ekipin tone", - deklaroi Skerdi Bejzade."Te tilla gabime nuk e kane lejuar ekipin tone qe te arrije objektivat deri tani. Partizani eshte nje skuader me histori te madhe dhe nuk e kuptoj pse merren vendime te tilla, ku na jane mohuar disa pike. Ne ndeshjen e fundit, Partizani zhvilloi nje ndeshje te madhe ne Elbasan dhe meritonte me shume, por me 10 vete ne fushe e pati te pamundur qe te shmangte humbjen". Skerdi Bejzade drejton te kuqte prej disa ndeshjeve dhe synon qe te ngjise ekipin drejt Superiores. Bajzade shprehet i bindur se shume shpejt Partizani dhe ekipe te tjera me emer, do te rreshtohen ne vendet e para te klasifikimit, ku edhe duhet te jene, pavaresisht momentit.

Kategoria Superiore, Java e 10-te

Tirana - Shkumbini 2-0

Sefa 52', 57'

Gramozi - Teuta 2-0

Sadiku 17', 25'

Apolonia - Kastrioti 2-3

Haxhibulic 28', Kaci 56' /Abazaj 42', Turdiu 63', Grizha 92'

Flamurtari- Laci 0-0

Skenderbeu- Vllaznia 1-1

Balaj 49'/ Tiko 91'

Sot

Besa - Dinamo

Klasifikimi

Dinamo(-1) 23

Besa (-1) 18

Tirana 17

Apolonia 17

Kastrioti 15

Teuta 15

Shkumbini 11

Skwnderbeu 11

Gramozi 10

Laci 9

Flamurtari 9

Vllaznia 8


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›