Holanda kualifikon Italinë, largohen Franca e Rumania

Holanda i dhuroi kualifikimin drejt cerekfinaleve Italisë, pasi dy skuadrat mundën respektivisht me të njëjtin rezultat 2-0 kundërshtarët e tyre, respektivisht Rumaninë e Francën. Në cerekfinale Holanda do të përballet me skuadrën që do të dalë e dyta në Grupin D (Suedi ose Rusi), ndërsa Italisë do t'i duhet të përballet me Spanjën e vendit të parë në Grupin D.
Përpara dy ndeshjeve të fundit të Grupit C, stafet e katër ekipeve: Holandë, Rumani, Itali e Francë bënin llogaritë e tyre. Shanset e Italisë e të Francës ishin minimale, pasi shanset e dy finmalisteve të Kampionatit të fundit Botëror, vareshin tërësisht nga rezultati i ndeshes Holandë-Rumani. Itali mund të kualifikohekj edhe me një barazim 0-0, por me kushtin që Rumania të humbiste 3-0 me Holandën. Por ndeshja prodhoi një skenar tjetër tërësisht fitimtar pët Italinë. Holanda fitoi 1-0 me Rumaninë, ndërsa Italia mposhti 2-0 Francën.
ITALI-FRANCË 2-0
Itali shpresoi shumë te ndihma holandeze, por punën më të madhe e realizoi vetë. Formacioni i Roberto Donadonit fitoi pastër 2-0 me Francën, që e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Erik Abidal në minutën e 25-të. Fantazisti i Milanit, Andre Pirlo nuk gaboi nga pika e bardhë duke dhënë kryesimin Italisë. Në pjesën e dytë ishte Daniele de Rosi (62) ai që i dha dërmën "gjelave" francezë dhe trajnerit Rajmond Domenek. Kampionët e Botës, që dukeshin të dështuarit e mëdhenj në Euro 2008 kaluan në cerekfinale, ndërsa Franca pas barazimit 0-0 me Rumaninë pësoi gjashtë gola në dy ndeshjet e fundit me Holandën (1-4) dhe Italinë (0-2)
HOLANDË-RUMANI 2-0
Me nëntë ndryshime në formacion, duke nisur nga porta (Van der Sar i la vendin Stekelenburg) Holanda "B" e udhëheqyr nga Robin van Persi e Arjen Roben bëri një paraqitje mbresëlënese kundër Rumanisë së Viktor Picurkës. Huntelar e Van Persi ishin në vijën e parë në vend të Rud van Nisteroit e Dirk Kajtit (hyri në pjesën e dytë).
Më shumë se një rast për të shënuar në pjesën e parë: Arjen Roben e Klas Jan Huntelar, formacioni i Marko van Bastenit realizoi vetëm pjesën e dytë me anë të talentit të Ajaksit, Huntelar i kërkuar nga Juventusi e Barcelona. Ibrahim Afelaj krosoi nga e djathta, Orlando Engelar e kaloi te Huntelar, ky i fundit me një goditje të zgjuar shënoi golin që shkatërroi Rumaninë në minutën e 24-t. Për të dërguar Rumaninë në "varr" mendoi sulmuesi i Arsenali, Robin van Persi që mposhti për të dytën herë brenda 90 minutave portierin Bogdan Lobont në minutën e 87-të.