E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allmuça pranon ofertën e Dinamos

Mesfushori Igli Allmuca, i kërkuar nga gjysma e klubeve elitare të futbollit shqiptar, pranoi ofertën financiare të bëtë nga Dinamo.
27-vjecari Allmuca, dy herë kampion si lojtar me Tiranën (2006-2007) e Dinamon (2007-2008) pritet ta firmosë zyrtarisht kontratën pas debutimit në Ligën e Kampioneve me blutë.
Lojtari, i menaxhuar nga Gëzim Mance, realizoi kater gola sezonin e kaluar, dy prej të cilëve ndaj Besës së Kavajës.
Pak ditë më parë për Allmucën u fol se kishte disa oferta nga Ukraiana e Rusia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›