E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa: “I bekuar qoftë kush shpiku penalltitë”

Besa e nisi me shumë mendjemadhësi takimin kundër Skënderbeut (1-0), duke hedhur në fushë një formacion të dorës së dytë, me mungesa të mëdha të titullarësh.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Bledar Mancaku (78') nga pika e bardhë. Për sulmuesin durrsak të Besës, kjo ishte edhe penalltia e tretë që ai realizon në dy javët e fundit, po të kemi parasysh edhe dy të shndërruar në gol në fitoren 2-1 ndaj Tiranës.
Fitorja me korcarët i siguruan sërish formacionit Berati-Haxhiaj vendin e tretë. Për Skënderbeun humbja me Besën ishte e 23-ta në 28 javë dhe e 46-historike me kavajasit në 99 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›