Sfida e goleadorëve: Duro - Sinani 4 - 3

Ndeshja Tirana-Vllaznia kishte edhe një garë speciale midis dy prej golashënuesëve më të mirë të dy ekipeve: Klodian Duros së Tiranës e Vioresin Sinani të Vllaznisë.
Në tre ballafaqimet e këtij sezoni, ku dy skuadrat ndanë nga një fitore dhe një barazim (0-0), Klodian Duro arriti të shënojë në portën e Grimës në 180 minuta 4 gola: 1 gol në "Loro Borici" në takimin e humbur të Tiranës 4-1 dhe 3 gola në "Selman Stërmasi" në takimin e fituar 5-1.
Nga ana e tij, Sinani realizoi vetëm në Shkodër: 3 gola të tij në fitoren 4-1 të trajnerit Mirel Josa kundër Astrit Hafizit, që të dy të shkarkuar disa javë më pas.
Gjithsesi gara për "Këpucën e artë" tashmë nuk shihet si një betejë midis Sinanit e Pejic, por edhe Klodian Duros.