“The Sun”: Erikson drejt Valencias në Spanjë

Tabloidi i njohur britanik "The Sun" shkruan se në fund të sezonit, suedezi Sven-Goran Eriksson mund të lërë bankinën e Manchester City për të shkuar në Spanjë përtë stërvitur Valencien. Zërat nga Anglia pohuan gjithashtu se miliarderi i Siti, ish-kryeministri tajlandez Taksin Shinavatra këmbënguli për blerjen e Ronaldinjos, edhe pse ky i fundit është shumë afër kalimit te Milani.