E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali, statuja për legjendat

Arsenali do të shënojë 125 vjetorin e themelimit të klubit të premten, duke shpalosur statujat e legjendave Herbert Champman, Tony Adams dhe Thierry Henry. Monumentet do të gjinden jashtë stadiumit Emirates. Secili nga ta ka lënë gjurmë në histori të klubit londinez dhe do të përkujtohen përgjithmonë për kontributin e tyre.

Arsenali do të shënojë 125 vjetorin e themelimit, duke shpalosur statujat e legjendave të klubit Herbert Chapman, Tony Adams dhe Thierry Henry jashtë stadiumit Emirates këtë të premte.

Gjiganti londinez më herët gjatë kësaj jave kishte njoftuar për qëllimin e tij për vendosjen e monumenteve, por fillimisht mbajti të fshehur identitetin e treshes së ikonave – secili prej të cilëve ka lënë gjurmë në historinë e klubit të themeluar më 1886 – të mbuluara.

Megjithatë, është bërë e ditur se statujat do të jenë të Chapman, Adams dhe Henry. Ish menaxheri i Arsenalit, Chapman, i cili vdiq papritmas më 1934, i solli klubit dy tituj të kampionit në ligë dhe një FA Cup gjatë kohës sa ishte në drejtim të Topçinjve.

Ai krijoi një trashëgimi, të cilën e përcolli ekipi dhe fitoi dy tituj të tjerë të njëpasnjëshëm në aso kohe Divizionin e Parë, arritje të cilën nuk e kishte bërë askush deri te Liverpooli gjysmë dekade më vonë.

Adams ishte njeriu i fundit që gjithë karrierën e tij si futbollist ia përkushtoi Arsenalit. Ai kaloi 19 vite në klub dhe ishte kapiten i skuadrës në 14 prej tyre, gjatë të cilave fitoi 13 tituj, përfshirë dy Premierliga dhe FA Cup më 1997-98 dhe 2002-01.

Ndërsa Henry është golashënuesi më i mirë në histori të Arsenalit me 226 gola në 370 ndeshje gjatë tetë viteve të qëndrimit të tij në veri të Londrës, që filloi më 1999 kur menaxheri Arsene Wenger e transferoi nga Juventus.

Njëri prej yjeve të epokës së Premierligës, Henry ishte kapiten i skuadrës dhe fitoi dy tituj të Premierligës dhe tri FA Cup së bashku me çmime të ndryshme individuale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›