Besa Myftiu E kam pare me ironi diktaturen
Se shpejti Besa Myftiu do te kete perballjen e pare me lexuesin shqiptar. Romanin e saj Confessions des lieux disparus shkruar ne frengjisht ka vendosur ta perktheje ne shqip. Do te botohet nga Marin Barleti me titullin Rrefime nga vendet e harruara. E larguar prej njezet vjetesh ne Gjeneve te Zvicres Besa Myftiu zgjodhi frengjishten si gjuhe letrare. Romanin qe do ta sjelle ne shqip thote se thuajse e ka rishkruar ndersa janari i ketij viti do te shenoje per te botimin nga Fayard te romanit te ri Dashuri ne kohen e komunizmit. E kaluara shqiptare dhe Shqiperia eshte per te nje burim temash letrare.
Cila eshte lidhja juaj shpirterore me Shqiperine
Shqiperia eshte dhe do te mbetet djepi im dashuria ime me e madhe qe me frymezon te shkruaj. Vitet e kaluara ne atdhe jane te pashlyeshme ne zemren e ne mendjen time dhe perbejne materialin e romaneve te mia. I kujtoj gjithmone me nostalgji. Kam qene pedagoge ne Elbasan dhe gazetare te revista Skena dhe ekrani. Ruaj kujtimet me te bukura nga keto pune qe i kam kryer me pasion. Por gjeja me e cmuar per mua ne Shqiperi ka qene miqesia. Shqiptaret duhet te marrin ate qe Europa ka me te mire dhe mos te heqin dore nga virtytet e tyre shekullore si mikpritja besnikeria solidariteti. Me duket se pak nga pak po shuhen ato shkendija qe krijonin dikur miqesi te perjetshme. Kam pasur fatin ti jetoj. Kam pasur gjithashtu fatin te lind ne familjen e nje disidenti.
Cfare roli ka luajtur Mehmet Myftiu ne krijimin e Beses si njeri dhe si shkrimtare
Se pari babai im me ka dhene mundesine te mendoj dhe te mos infektohem nga dogmat e komunizmit. Dhe kjo eshte dicka shume e madhe. Isha vetem dhjete vjece kur zbulova ekzistencen e librit Shkrimtari per te cilin babait iu hoq e drejta e botimit njezetepese vjet rresht. Ne shpirtin tim lindi bindja se sistemi socialist rreth te cilit na fliste me kaq dashuri mesuesja ishte nje genjeshter. Fillova te mos i besoj ato qe thuheshin publikisht dhe te tallem me parullat e kohes. Ndjehesha krenare qe isha vajza e nje kundershtari te regjimit. Per mua babai im ishte nje hero qe u kish rezistuar jo vetem nazisteve por edhe komunisteve ose me mire atyre qe e hiqnin veten si te tille. Ai besonte ne komunizmin e vertete dhe donte te rriste nje femije me shpirt te lire. Kam pasur mundesine ti shpreh te gjitha mendimet e mia ne familje edhe nese nuk pajtoheshin me ato te babait. E ndjeja me teper mik sesa baba. Ne na lidhte edhe letersia megjithese babai nuk ka ndikuar drejtpersedrejti ne formimin e shijeve te mia letrare ai i ka ndikuar ato jashtezakonisht terthorazi lexoja librat qe i pelqenin dhe zbuloja thesare qe beheshin papritur te mite. Per sa i perket aktit te te shkruarit babai me ka lene te lire madje mund te them se nuk me ka nxitur. Ndoshta ngaqe kish kaluar vete ne rrugen plot gropa te letersise ndoshta ngaqe donte qe une te mos pesoja disfate. Por nuk me ka penguar kurre dhe ky fakt per mua mjaftonte qe ti ngjitesha atij shtegu te pjerret.
Cmund te na thoni per veshtiresite si shkrimtare
Kam filluar te shkruaj qe ne moshen shtatevjecare sapo mbaruam alfabetin. Sajoja libra me perralla te zbukuruara me vizatime. Te shkruarit u be pjese e pandare e jetes sime por me gjithe perpjekjet e mia nuk arrita te botoj dot asnje liber gjate kohes se diktatures. Poezite e mia u ngjanin teper intime redaktoreve. Pervec disa vjershave te botuara me shume mund tek-tuk neper gazeta e ndonje perkthimi apo kritike nuk munda te shkoj me tej. Duhet te prisja vitin 1994 per te nxjerre librin e pare me poezi ne dy gjuhe shqip dhe frengjisht. Meqe jetoja ne Gjeneve deshiroja qe miqte e mi ta njihnin krijimtarine time. Me pas shkrova vetem ne frengjisht. Besoj se deshira ime per tu shprehur ne kete gjuhe lindi nga nevoja per te deshmuar. Per me teper shkrimi ne nje gjuhe tjeter me jepte nje liri shume te madhe krijimi si nga ana e permbajtjes ashtu dhe nga ana e formes. Per sa i perket permbajtjes te gjithe te njohurit mund ti ktheja ne tipa artistike pa problem sepse askush nuk do vinte te me kerkonte llogari. Kurse nga pikepamja e formes dihet se kur dicka shkruhet duke u menduar shume perfundimi del me i pjekur dhe me i goditur. Te gjitha frazat qe lindin lehte dhe jane shpesh parazitare zhduken kur krijon ne nje gjuhe te huaj. Dhe pyet pa pushim veten A e thashe bukur Bukuria nuk vihet re kur eshte bere pjese e qenies sone. Ndersa nderrimi i gjuhes shtoi nje distance te re midis ngjarjes dhe autorit dhe bukuria apo shemtimi behen me flagrante. Besoj se shkrimi ne frengjisht i ka shtuar nje dimension te ri stilit tim qe e zbulova duke perkthyer veten ne shqip. Ka te verteta qe nuk mund ti themi ne gjuhen e memes sepse dhembin dhembin shume...
A keni ndonje roman tjeter ne duar
Tani sapo mbarova romanin Amours au temps du communisme Dashuri ne kohen e komunizmit qe do te dale ne janar te shtepia botuese Fayard e cila boton edhe Ismail Kadarene.
Sa filma artistike shqiptare jane realizuar deri tani sipas skenareve tuaj dhe a keni ndermend te shkruani te tjere
Ne Shqiperi kam shkruar dy skenare njerin me metrazh te gjate qe titullohet Une e dua Eren dhe tjetrin Pendesa e ariut me metrazh te shkurter. Jam gjithashtu skenaristja dhe aktorja kryesore e filmit Yllka nje prodhim shqiptaro-zviceran. Por nuk e besoj se do te vazhdoj te merrem me shkrime skenaresh vetem ne rast se do te me kerkohet te adaptoj per kinemane ndonje nga romanet e mi. Eumlshte pune shume e mundimshme dhe per me teper rezultati i punes varet nga regjisori. Kur shkruaj nje roman jam vete pergjegjese per cdo detaj. Mund te fantazoj si te dua. Kurse kur shkruaj ne skenar Dera u hap dhe ata sollen nje qengj te pjekur regjisori me thote Po kjo fraze kushton 2000 euro bashke me figurantet.
Cmund te na thoni per punen tuaj pedagogjike ne Universitetin e Gjeneves
Kam fatin e madh te jap leksione dhe seminare qe me prekin thellesisht. Jam e dashuruar me pedagogjine. Puna ne Universitetin e Gjeneves eshte per mua po aq e kendshme dhe e rendesishme sa krijimtaria artistike. Jap lenden Kontributi i shkrimtareve dhe artisteve ne edukimin e njeriut. Deshiroj ti bej te njohur brezit te ri zviceran shkrimtaret dhe filozofet qe na kane mbajtur gjalle gjate kohes se diktatures. Kete lende e kam krijuar vete. Eumlshte kenaqesi e vecante te flas ne kuadrin e universitetit per autore te cilet me kane sherbyer si pike referimi gjate jetes dhe kane ndikuar qe une te mbijetoj te shijoj gezimin dhe te shmang dhimbjen.
Lidhjet me vendlindjen me rrenjet qe nuk thahen kurre...
Nuk kam humbur asnje nga miqte e dikurshem edhe nese ndodhen ne SHBA si Elvira Dones ne Maqedoni si Merita Cocoli ne Gjermani si Emine Sadiku Teichmann apo ne Shqiperi si Sesilia Plasari dhe Mimoza Ahmeti. Kurse Shpresa Gjoni ka ardhur para pak kohesh ne Zvicer. Ne vazhdojme pa asnje nderprerje miqesine e dikurshme mbajtur gjalle njezet vjet permes telefonit.
Si e perjetoni botimin e romanit Rrefime nga vendet e harruara ne Tirane
Jam shume e emocionuar sepse eshte hera e pare qe dal perpara publikut shqiptar me nje roman. Perkthimi ka qene puna intelektuale me ekzaltuese qe kam bere ndonjehere. I dhashe vetes nje liri te papare madje mund te them se librin e kam rishkruar ne shqip. Hoqa te gjitha informacionet qe kisha futur me stil per lexuesin e huaj si dhe cdo gje qe nuk me dukej mjaft interesante. I zgjata ndonjehere dialoget vetem per kenaqesine e te shkruarit shqip. Frengjishtja eshte e mbushur me sinonime kurse shqipes i mjafton nje fjale e vetme. Cudia me e madhe ishte se pasi e kisha pershtatur ngjarjen per trurin e lexuesit frankofon rindertova gjithcka nga e para. Ndoshta ky devijim i pazakonte e ben romanin Rrefime nga vendet e harruara krejt te ndryshem krahasuar me veprat e tjera te letersise shqipe. Pershkrimi i ngjarjeve dramatike me ngjyra komike qe te triumfoj mbi deshperimin ndash ja cili eshte kendveshtrimi im origjinal mbi Shqiperine e Enver Hoxhes ku diktatura absurde jetonte krahas zakoneve patriarkale. Ne kete peizazh te cuditshem populluar nga njerez krejt te vecante nje fije peri e ndan urrejtjen nga dashuria kurse zhgenjimi behet shpesh qesharak. Megjithese kam marre cmime megjithese romani eshte perkthyer ne disa gjuhe dhe ka dale edhe si liber xhepi prape se prape gjykimi i bashkepatrioteve te mi ka shume rendesi per mua. Pres me shume padurim mendimet mbi romanin ne shqip...
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic