Eglantina Cenomeri Kanuni shqiptar i josh regjisoret
Dossier K apo thene ne shqip Dosja K ishte nje nder filmat e shfaqur ne Festivalin e Filmit ne Durres qe e merrte lenden ne Shqiperi. Filmi belg i regjisorit Jan Verheyen pati ne fakt premieren shqiptare ne Durres e me vone do te shkoje ne Kosove. Per te eshte folur me pare jo vetem se trajton temen e gjakmarrjes shqiptare por edhe per pjesemarrjen e aktoreve shqiptare si Blerim Destani Kushtrim Sheremeti Fatos Kryeziu Cun Lajci Safete Rugova Eglantina Cenomeri Afrim Kasapolli Jehon Gorani. Aktori shqiptar Blerim Destani mori cmimin e aktorit me te mire ndersa vete filmi u vleresua ne ceremonine e mbylljes edhe me cmimin special te jurise. Dosja K e merr fillin nga gjakmarrja mes dy familjeve shqiptare qe jetojne ne Bukuresht per te ndertuar me pas nje aksion-thriller qe flet per perplasje bandash tradhti hakmarrje etj. Eglantina Cenomeri eshte nje prej protagonisteve shqiptare te filmit. E angazhuar me pare me teater eksperienca e pare ne nje film artistik i ka takuar me nje regjisor te huaj. Fakti qe Verheyen zgjodhi te trajtoje temen shqiptare te gjakmarrjes per te eshte e justifikueshme me kureshtjen qe ka ngjallur gjithnje e me shume ky fenomen te shkrimtare dhe regjisore te huaj.
Si u bete pjese e filmit belg Dossier K
Ndodhi rastesisht. Une ndodhesha ne Prishtine dhe disa miq te mi me lajmeruan qe behej audicion per filmin ne teatrin Dodona. Trokita ne dere per tu interesuar por me kthyen pergjigjen se emri im nuk gjendej ne listen e audicioneve. Isha larguar pak hapa me tej kur me njoftuan se mund te merrja pjese ne audicion. Bera nje kinoprove dhe pas dy muajsh me njoftuan se e kisha fituar rolin.
Ju interpretoni nje nga personazhet shqiptare ne film dhe kjo shenon te paren pervoje ne nje film artistik. Si ishte kjo eksperience
Une kam rolin e nje gruaje shqiptare qe martohet po me nje shqiptar i cili jeton ne Bruksel. Bashkeshorti im eshte i perfshire ne gjakmarrje me nje familje tjeter shqiptare me babain e Nazmi Tahirit interpretuar nga Blerim Destani. Eumlshte nje rol episodik por qe me ofroi nje eksperience qe me ka sherbyer per shume gjera. Ne angazhimin e pare ne filmin me metrazh te gjate pata fatin te punoja me nje regjisor te huaj Jan Verheyen ku sheshi i xhirimit ishte nje feste. Ndonese asnje nga skenat nuk u xhirua ne Shqiperi pjese e tij ishin disa aktore te njohur shqiptare duke filluar nga roli kryesor i interpretuar nga Blerim Destani Kushtrim Sheremeti Fatos Kryeziu Cun Lajci Safete Rugova Afrim Kasapolli Jehon Gorani. Filmi eshte aksion-thriller dhe artistik ne te njejten kohe.
Pse e kishte grishur kjo teme regjisorin
Subjekti eshte marre nga nje roman i Jef Geeraerts shkruar mbi nje ngjarje te vertete qe ka ndodhur ne Belgjike. Tema e gjakmarrjes per regjisoret e huaj eshte shume interesante dhe Jan Verheyen nuk ben perjashtim. Morali njerezor dhe gjithe problematikat qe rrjedhin nga te funksionuarit sipas nje kanuni qe vazhdon te jetoje edhe sot ne disa zona te Shqiperise e qe per me teper keto ligje trashegohen edhe jashte kufijve ishte nje teme interesante per te. Kur kam shkuar per xhirime kam pare shume libra te shkruar per Kanunin shqiptar me te cilet regjisori kishte punuar.
Jane bere shume filma mbi gjakmarrjen nga regjisore shqiptare apo te huaj. Cili eshte origjinaliteti i Dossier K
Eumlshte nje film shume njerezor ku nuk ka te humbur apo fitimtare. Nje film qe niset dhe tregon nje plage shoqerore.
Me pare jeni angazhuar me se shumti ne teater. Do te zgjidhnit mes teatrit dhe filmit
Jane te dyja gjini te bukura ne vetvete.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic