Gladiatori i Arte i shkon Alex van Warmerdam
Nje ceremoni cmimesh ka mbyllur edicionin e trete te Festivalit Nderkombetar Veror te Filmit Durres 2010. Gjate mbremjes se zhvilluar ne amfiteatrin antik u ndane cmimet Gladiatori i Arte per filmat europiane cmime te tjera per filmat ballkanike si dhe u fitua premtimi per nje kinema te munguar ne qytetin bregdetar. Filmi holandezo-belg Ditet e fundit te Ema Blankut me regji te Alex van Warmerdam mori trofeun e edicionit te trete te ketij festivali qe ashtu si nisjen edhe fundin e shenoi ne arenen e amfiteatrit antik te shnderruar ne nje kinema verore. Ceremonia u shoqerua me ngjitjen ne skene jo vetem te njerezve te botes se kinemase per te marre cmimet por edhe te diplomateve perfaqesues te vendeve garuese ne festival te cilet kane terhequr cmimet per tua dorezuar me pas fituesve te vertete. Prej tyre vecanerisht u vleresua ngjitja ne skene e regjisores se njohur Fanny Ardant qe nderoi festivalin me pranine e saj jo vetem gjate projeksionit te filmit te saj Hi dhe Gjak por edhe ne ceremonine gala. Cmimi per aktorin me te mire ka shkuar per aktorin kosovar Blerim Destani per rolin ne filmin belg Dosja K. Gladiatori per aktoren me te mire iu dha nga juria e festivalit aktores Ronit Elkabetz ne filmin Hi dhe gjak te regjisores Fanny Ardant e cila terhoqi edhe cmimin ne mungese te aktores. Nje tjeter Gladiator i Arte u dha per regjine me te mire cmim ky qe shkoi per 35-vjecaren zvicerane Severine Cornamuzas autore dhe bashkeskenariste e filmit Zemer kafshe. Gladiatori i peste ai per karrieren ka shkuar per regjisorin e mirenjohur polak Kristof Zanusi Krzysztof Zanussi. Ceremonia e drejtuar nga aktori Timo Flloko u cel me vleresimin e nje prej aktoreve te njohura te kinematografise shqiptare Tinka Kurti qe mori cmimin e karrieres per kontributin e cmuar ne jeten kinematografike te vendit. Cmime te tjera per pjesemarresit ne festival u dhane nga juria FIPRESCI institucion kritik qe vjen per here te pare ne Shqiperi dhe nga juria e publikut. Cmimin e kritikes e mori filmi Medalja e Nderit i cili u shpall gjithashtu dhe nga juria e festivalit si filmi me i mire ballkanik. Medalja e nderit eshte nje bashkeprodhim rumuno-gjerman i vitit 2009 qe sjell ne vemendje rivleresimin e jetes ne moshen e trete. Nderkaq cmimi i publikut shkoi per filmin Besa te regjisorit serb Serdjan Karanovic. Ky film eshte nje produksion i vitit te kaluar qe bazohet ne ndarjet e thella etnike dhe klasore ne Europen e fillimshekullit XX ndasi qe ekzistojne dhe sot. Permes nje historie ne dukje romantike keto ndasi vijne e behen me njerezore duke treguar se pertej klases dhe asaj qe i ben te ndryshem njerezit ne shoqeri ne thelb ata jane te njejte ndiejne por dine dhe te mbajne besen e dhene ashtu si dhe te njohin vendin e tyre ne shoqeri. Tri cmime shkuan per seksionin e Filmit te Shkurter Shqiptar. Cmimin Bukuroshja e Durresit e mori studenti Gentian Koci ndersa Cmimin Special Lorina Besi dhe Adhurim Kida. Ne perfundim te ketij edicioni te trete kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako premtoi se viti i ardhshem do e gjeje Durresin me nje kinema.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic