Fragment nga romani Rrefime nga vendet e harruara
Une u drejtova nga bregu i detit duke u mbajtur ne shpatullen e shpetimtarit tim sa njeri i embel qe ishte I shkurter dhe i shemtuar por ama djale me shpirt. Samiu nje cun nga Durresi qe kishte ardhur ne gjimnazin tone e njihte. Pasi me pershendeti me shume delikatese u largua me te. Une iu afrova Lores ulur ne rere. Ajo po qante.
- Si eshte puna - pyeta teper e cuditur nga lotet e saj.
- Ai me hoqi sytjenat dhe me futi duart.
- Kush
- Ai cuni qe kerceu nga varka pra kush tjeter Po shoku i vet cfare te beri ty
- Asgje. Me ndihmoi qe te shkoj te cunat e klases ne fucine e dyte.
Lora ia krisi edhe me keq vajit.
- Po pse i hoqe duart nga varka - e qortova.
- Si pse Nuk e vure re ti se ata po merrnin nje drejtim tjeter dhe nuk po na conin fare te shoket e klases
- Jo.
- Ti nuk shikon asgje ti je naive Por une kuptova gjithcka prandaj i hoqa duart. Kur ai cuni i neveritshem u hodh nga varka dhe po me afrohej une e paralajmerova qe te mos me prekte se do ta kishte keq punen. Nuk me degjove ti qe po bertisja
- Une kujtova se po therrisje nga frika se nuk dije not po isha e sigurt se ai cuni u hodh nga varka per te te ndihmuar.
- Je vertet kaq budallaqe ti apo ben kastile - me uleriti ajo ne fytyre.
Nuk beja kastile. Une isha vertet aq budallaqe. Asnje cast nuk me shkoi mendja se te panjohurit u hodhen nga varka per te na prekur cicat. Por Samiu me sqaroi gjithcka dhe une e kuptova se deri ne cfare pike naiviteti im ishte qesharak. Ne fakt djali qe erdhi drejt meje ne det kishte pasur qellime te keqija. Ashtu si shoku i vet donte te perfitonte nga rasti qe ti fuste duart nje vajze te re. Po ja qe nuk kishte mundur dot. Kur pashe buzeqeshjen e saj engjellore dhe syte e saj te qeshur e plot besim nuk munda ta prek mu paralizua dora. Ajo dukej aq mirenjohese me falenderonte pa pushim me thoshte se isha cun i mire... Shkurt muhabeti nuk e di se cfare me ndodhi po nuk ia futa dot duart. Me dukej sikur e kisha moter prandaj e lashe te mbahej te shpatulla ime deri ne breg te detit....
Kjo ngjarje u be sebep qe une te zbuloj menyren se si mbrohesha pa e kuptuar as vete nga bota e jashtme nuk e vija re te keqen dhe ajo pushonte se ekzistuari. Kjo metode ishte jashtezakonisht e frytshme sa here kisha te beja me alabake si dhe me njerez ne poste te rendesishme qeveritare. Une u zgjatja nje pasqyre aq te bukur te vetes se tyre saqe cdo deshire per te me demtuar zhdukej Ne mendjen time e keqja perfaqesonte vetem nje aksident qe njerezit e benin padashur dhe cdo i panjohur ishte nje pus i mbushur me bamiresi. Nese syri im nuk gabonte asnjehere kur ishte puna per te dalluar bukurine ai behej miop sa here qe duhej te kundronte defektet e njerezve te cilat i falja ose i justifikoja pas nje shqyrtimi te shkurter. Kisha krijuar kete bote imagjinare ku e keqja nuk ekzistonte vetem e vetem qe te mbrohesha prej saj. Sa here qe gjendesha ne pozicionin e viktimes une kerkoja dhe gjeja tipare te bukura te xhelatet e mi...