Besa-Skënderbeu nga parajsa në ferr!
Ndeshja e fundit e javës së parë të Superligës, Besa-Skënderbeu , si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozeria kavajase është ndërprerë në minutën e 87’.
Pikënisja e dhunës në stadiumin “Besa” ka qënë një penallti e mohuar ndaj sulmuesit të Besës , Sokol Cikalleshi, nga gjyqtari kryesor Albano Janku.
Pas këtij vendimi në stadium nis revolta dhe loja e rrregullt merr fund.
Gjyqtari Janku pas konsultimit me shefin e garave, Ilir Shulku, vendos që të ndërpres ndeshjen që deri në ato minuta kryesohej nga Skënderbeu me rezultatin 0-1.
Përsa i përket ndeshjes në lojën e rregulllt është zhvilluar për shumë minuta një lojë voluminoze nga të dy skuadrat.
Skënderbeu ka gjetur golin e fitores në minutën e 45’ me anë të mbrojtësit kroat Markoviç që lëshon një gjuatje “predh” nga 35 metra dhe topi përfundon në rrjetën e portën e Besës.
Pas këtyre akteve të shëmtuara sipas nenin 91 të rregullores pritet që Besa të ndëshkohet me 1.5 milion lek të rinj dhe 4 ndeshje pezullim të stadiumit “Besa”.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes Besa-Skënderbeu do të jepet në tavolinë dhe do të jetë 0-2 për skuadrën korçare.