Deri në muajin korrik, në vend hynë 1.8 milion vizitorë
“Nga janari deri në korrik kemi regjistruar një shifër prej 1.8 milionë vizitorësh. Vjet kemi pasur 3 milionë vizitorë, numër në të cilin përfshihen emigrantët dhe shtetasit e huaj”, thonë burimet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Për 20 ditët e para të gushtit, në vendin tonë kanë ardhur rreth 600 mijë të huaj të cilët do të përpunohen në vizitorë ditorë, turistë apo rezidentë në vendin tonë. Ministria e Turizmit deklaron që deri në fund të vitit shifra e vizitorëve parashikohet të jetë 3.5 milionë.