E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia italiane arreston autorin e vrasjes së shqiptarit

I arrestuari është 43-vjeçari Rikardo Mauricio, i cili në bashkëpunim me disa persona të tjerë qëlloi mbi Gjin Përdokën dhe nipin e tij 22-vjeçar. Ky i fundit aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin Niguarda.

Policia italiane njofton se brenda shtëpisë së autorit është gjetur edhe arma e krimit, një thikë. Mediat italiane njoftojnë se sherri nisi banalisht, kur dy shqiptarët trokitën në shtëpinë e brazilianit për t’u ankuar se ky po fliste në telefon me zë tepër të lartë.

Hetuesit besojnë se Gomez është i vetmi person i përfshirë në vrasjen e Përdokës dhe plagosjen e nipit te tij, ndërsa braziliani tjetër që ndodhej në shtëpinë e tij, nuk mori pjesë në sulm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›