E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa dhe Xhihani nuk ndalen më

Nga Dash Frashëri
Albania-sport - Parid Xhihani: kapiten, golashënues, dhurues tripikësh. Ky është me një radhë portreti i sulmuesit të cmuar të Besës. Dy gola, nga një në cdo pjesë i kavajasit për formacionin e Vasil Bicit në fitoren me Flamurtarin, ku ai dyti, i minutëës së 94 ishte thjesht nje prelud i lavdisë së Xhihanit në fitoren e pestë shtëpiake. Besa arriti kështu brenda pak javësh fitoren e dytë resht me Flamurtarin: 3-0 (java e 19) dhe 2-0 (java e 23), e cila iu shtua asaj të fazës së parë të fituar 2-1 në fushën asnjanjës "Adush Muca". Për Parid Xhihanin ky ishte goli i tretë i shënaur kundër Flamurtarit, ndërsa Besa mund të mburet me tri fitore, 9 pikë, 7 gola të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar nga formacioni vlonjat i drejtuar Agim Canaj, Eqerem Memushi dhe Vasil Ruci. Me fitoren ndaj Flamurtarit, Besa haroi shumë shpejt humbjen e pësuar me Elbasanin (1-0).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›