E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa e Flamurtari kthehen te fitoret

Kategoria Superiore

Besa e Flamurtari rigjejnë fitoret në dy ndeshjet e fundit të javës së 20 të Kategorisë Superiore, të zhvilluara të dielën. Kavajasit e vendit të dytë kanë marrë 3 pikë të rëndësishme për të mbajtur hapin e Dinamos kryesuese, pas fitore 1-0 ndaj Kastriotit. Njeriu i ndeshjes ishte Daniel Xhafa, goli i të cilit (në minutën e 22-të) bëri diferencën në këtë takim. Krutanët u shfaqën ambicioze në ndeshjen e luajtur në Kavajë, duke e vënë Besën në vështirësi, por u ka munguar goli i barazimit. Ndërsa Flamurtari në Vlorë ka fituar pastër 2-0, me Apoloninë duke i përmirësuar ndjeshëm pozitat e tij kritike në tabelën e renditjes. Skuadra fierake, e drejtuar nga Hasan Lika, vijon të ruajë “spiralen” në rënie të lirë. Kjo bën që ata të humbin mjaft terren në klasifikim, gjë që po i afron me zonën e ftohtë. Dy golat për vlonjatët i shënuan Grami (21’) dhe Memelli (41’), (të dy të ardhur nga merkatoja e dimrit). Madje duhet theksuar se në fazën e parë Grami ishte pikërisht pjesë Apolonisë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›