Të kuqtë, “pozitivë” me Teuten

Partizani vazhdoi serinë pozitive në “Qemal Stafa”, duke marrë barazimin e tretë rresht në impiantin ndërkombëtar. Pas barazimit të madh me Tiranën (2-2) një javë më parë, të kuqtë regjistruan një barazim pa gola kundër Teutës (0-0), në një ndeshje të dominuar plotësisht nga minuta e parë dhe deri fërshëllima e fundit e gjyqtarit të ri lezhjan, Edvan Hoxha. Gjithsesi, pika e marrë e la sërish të fundit Partizanin. Ky ishte barazimi i 7-të në 124 ndeshje midis dy ekipeve (63 fitore Partizani, 24 fitore Teuta).
Partizani - Teuta 0-0
Partizani: Shehi, Malota, Shala, Pinari, Hallaçi, Capa (Dashi 71′), Karabeci, Kalari, Babamusta, Ngjela, Gjyla (Pashaj 80′)
Trajner: Sh. Duro
Teuta: Vashaku, Ymeraj, Likmeta, Jakupi, Stafa, Ahmeti (Kote 87′), Gjondeda, Hysa, Qorri (Dyrmishi 60′), Vila, Mile Trajner: S.Starova
Gjyqtarë: E.Hoxha, E. Pjetrushi, G. Koka (Lezhë)
Kartonë të verdhë: Gjyla, Likmeta, Vila
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 15, 13.12.2008
Elbasani-Dinamo 2-2
Besa-Shkumbini 2-0
Lushnja-Bylisi 1-1
Tirana-Apolonia 3-0
Vllaznia-Flamurtari 1-0
Partizani-Teuta 0-0
RENDITJA PAS JAVËS 15
PIKË GSH GP
1 Vllaznia 31 23 12
2 Tirana 27 19 10
3 Teuta 24 12 8
4 Dinamo 23 18 11
5 Besa 22 16 15
6 Shkumbini 20 16 13
7 Flamurtari 20 11 9
8 Elbasani 20 13 12
9 Bylisi 17 10 16
10 Apolonia 12 13 24
11 Lushnja 12 11 21
12 Partizani 10 9 17
E Diele, 14 Dhjetor 2008