E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa, fitore për ditëlindjen e Xhatit

Besa morri tri pikë të arta kundër Vllaznisë, duke fituar 1-0 e duke u ngjitur në vendin e dytë të Kategorisë Superiore me 14 pikë (Tirana, 18), në ditën e 45-vjetorit të presidentit kavajas, Nexhat Bizhdili.

Në minutën e 24-t, kosovari i Besës, Fitim Haliti shfrytëzoi në maksimum një mosmarrëveshje fatale midis mbrojtësit të Kombëtares, Elvin Beqiri e portierit veteran Armir Grima, dhe kosovari u rrëmbeu topin dhe me qetësi e shtyhu topin në rrjetë.

Vllaznia luajti nga minuta e 42-të me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Suad Licit.

Kjo ishte fitorja e dytë e Besës në shtëpi dhe e katërta sezonale, ndërkohë  që Vllaznia pësoi humbjen e dytë sezonale.

Në bilancin historik statikor kjo ishte fitorja 36-të e Besës në 125 ndeshje me Vllazninë, që gjithsesi ka dukshëm një numër më të madh fitoresh: 57.

Kategoria Superiore
Java 8

E diel, 26.10.2008
Besa-Vllaznia 1-0
Shënues: Haliti 24'
Bylis-Apolonia 1-0
Shënues: Bakiu 2'

E shtune, 25.10.2008
Dinamo-Partizani 2-0
Shkumbini-Tirana 0-0
Elbasani-Lushnja 2-0
Teuta-Flamurtari 1-0

E Diele, 26 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›