E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon magjia e Gramozit, nuk e ndal as Luftetari

Gramozi nuk fal pikë në shtëpi. Dhe këtë e mësoi edhe Luftëtari. Skuadra e drejtuar nga tekniku i mirënjohur Ilir Qirjako fitoi 4-1 me gjirokastritët e Andrea Çullit, duke regjistruar fitoren e katërt shtëpiake, dhe tashmë është në vend të dytë, me 14 pikë, 3 më pak se Skënderbeu kryesues (Dajti ne vend te trete me 12 pike). Kjo ishte dhe ndeshja e parë historike midis dy ekipeve.

Turbina nuk tregoi aspak mëshirë për Naftëtarin në stadiumin "Nexhip Trungu" të Cërrikut, duke fituar thellësisht 3-0, duke regjistruar edhe fitoren e parë në 3 përballje me kuçovarët, e tashmë ndajnë nga një fitore secili. Turbina u ngjit në kuotën e 10 pikëve dhe tashmë renditet në vendin e 6-të.

Tërbuni e Laçi u ndanë paqësisht me nga një pikë në barazimin 1-1 në stadiumin "Ismail Xhemali". Laçi, tashmë ndodhet në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Luftëtari, duke ndare vendet 4-5. 

Kategoria e Parë
Java 7
Takimet e dites se diel
Turbina-Naftëtari 3-0
Tërbuni-Laci 1-1
Gramozi-Luftëtari 4-1

E Diele, 26 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›