E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylisi fiton me Apolonine dhe lë Partizanin në fund

Bylisi rrëmbeu tri pikë të mëdha kundër Apolonisë (1-0), duke lënë të vetëm në fund të tabelës pas javës së 8-të Partizanin.

Në "Adush Muça", derbi Bylis-Apolonia, u ndoq  nga një numër rekord shikuesish. Bakiu realizoi për Bylsin në minutën e 2-të, gol që vendosi edhe fatin e takimit.

Suksesi i radhës i trajnerit Hysen Dedja, që tani ka lënë pas vetes Partizanin, tashmë i vetëm në fund të tabelës së renditjes. Për Apoloninë kjo ishte humbja e katërt. Bylisi e Apolonia u barazuan me pikë, nga 8.

Interesant është një fakt, se me këtë fitore të ballshiotëve, dy skuadrat janë në ekuilibër të plot pas 18 përballjeve historike midis tyre: nga 8 fitore secila e 2 barazime, por Apolonia ruan një avantazh të vockël: ka shënuar një gol më shumë: 23-22.

Kategoria Superiore
Java 8
Ndeshjet e dites se diel

Bylis-Apolonia 1-0
Shënues: Bakiu 2'

Besa-Vllaznia 1-0
Shënues: Haliti 24'

E Diele, 26 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›