E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa i ve "frena" Tiranes ne kryeqytet

Diferenca mes Tiranes dhe Dinamos ngushtohen ne tre pike. Me tej pritet gare interesante

Nje fillim i mire per Besen e Kavajes. Besa rrezikon ne disa raste dhe mund te kishte shenuar nese do te gjente te papergatitur portierin Nalbani. Ky i fundit rikthehet ne fushe pas nje demtimi qe e la jashte fushes ne ndeshjen. Trajneri i Tiranes kishte nxjerre ne fushe dyshen sulmuese Xhafaj-Memelli. Ne pjesen e pare Besa luan me mire. Madje gjen edhe golin e epersise. Me ane te kundersulmit, Besa ben gjithcka mire ne porten e vendasve. Besa pas dy fitoreve radhazi fitoreve ne javet e fundit, ndaj Elbasanit dhe Vllaznise kerkonte fitoren e trete ne "Qemal Stafa" perballe ekipit kryesues te Kategorise se Pare. Portieri Zendeli i Beses vihet ne shume pak raste ne prove gjate pjeses se pare. Kuli, sulmuesi i Beses rrezikoi disa here porten e Nallbanit. Ne dhomat e zhveshjes ekipet futet me nje dominim te ekipit te Beses. Pjesa e dyte nis krejt ndryshe. Trajneri i Tiranes ben disa ndryshime dhe Tirana hidhet ne sulm. Nje Tirane sulmuese gjen barazimin 20 minuta para fundit. Goli ngroh stolin dhe tifozet, por ekipi kerkon fitoren dhe vazhdon lojen ne kerkim te golit te dyte. Asgje me shume se nje barazim. Ne fund, trajneri i Beses, Ilir Daja i kenaqur me piken, por me me shume mundesi per te fituar.

Golat

Mancaku ne minuten e 17-te te ndeshjes, pas nje sulmi te shpejte te Beses del perballe portierit Nallbani dhe shenon golin e pare te ndeshjes. Goli i jep me shume siguri lojes se Beses. Por ne pjese te dyte, minuta e 70-te vjen barazimi per Tiranen. Sefa futet ne vend te Arapit dhe barazon shifrat ne, 1-1.

Kreu

Tirana nuk i ka te forta pozitat ne krye te klasifikimit. Bardheblute kane tre pike me shume se Dinamo e vendit te dyte. Barazimi i djeshme me Besen vertetoi se ne kampin bardheblu euforia e javeve te fundit ka ndikuar negativisht. Disa barazime ne javet e fundit dhe me shume mundesi, per Besen qe e ndali dje, por edhe per te tjeret ne renditje si Dinamo, Vllaznia dhe Elbasani. Me ndalesen e fundit te Tiranes, pjesa e mbetur e kampionatit pritet te jete me interesante.

Klasifikimi

Tirana 19

Dinamo 16

Vllaznia 15

Besa 15

Shkumbini 15

Teuta 13

Elbasani 12

Flamurtari 11

Bylis 9

Apolonia 8

Lushnja 7

Partizani 5

Kategoria Superiore

Java e 9-te

Lushnja - Teuta 1-1

Tirana - Besa ?

Vllaznia - Elbasani 2-0

Partizani- Shkumbini 0-2

Apolonia - Dinamo 0-2

Flamurtari - Bylis 0-0


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›