E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa kërkon gjyqtar të huaj për finalen e Kupës me Vllazninë

Gjykimi Kavajasit pritet ta kërkojnë shpejt një gjë të tillë në FSHF

Pas gafave të shumta gjatë këtij sezoni, të cilat jo rrallë herë kanë kushtëzuar ndeshje të caktuara të kampionatit shqiptar të futbolli, gjyqtarët vendas marrin një tjetër goditje spontane. Mund të mos u besohet të drejtojnë finalen e Kupës së Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 9 maj, me shumë gjasa në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Pas kualifikimit për në finalen e 9 majit, drejtuesit e Besës së Kavajës janë shprehur se do të kërkojnë përcaktimin e një tresheje gjyqtarësh të huaj për të gjykuar këtë supersfidë. Ende nuk është bërë zyrtarisht kjo kërkesë pranë zyrave të FSHF-së, por burime pranë klubit verdhezi konfirmojnë se në ditët në vazhdim kjo kërkesë do të bëhet zyrtare. Në krahun tjetër, pritet edhe reagimi i shkodranëve për këtë kërkesë dhe nuk dihet ende nëse presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, do të pranojë apo do të kërkojë, që finalen ta gjykojnë një treshe gjyqtarësh shqiptarë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›