E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali dhe Taçi Oil, marrëveshje për një shkollë sportive në Tiranë

Zyrtare Finalizohet nisma e përfolur. Në Tiranë do të jetë dhe Perez

Një shkollë sportive e Realit të Madridit në Shqipëri. Nuk është një ëndërr, por tashmë vetëm pak gjëra e ndajnë nga realiteti. Kjo është e reja e fundit, e cila është bërë publike dje, kur është konfirmuar finalizimi i marrëveshjes për ngritjen kësaj shkolle sportive në Shqipëri, në bashkëpunim mes kompaninë “Taçi Oil” dhe klubit të njohur spanjoll të Realit të Madridit. Ky konfirmim ka ardhur nga presidenti i kompanisë “Taçi Oil”, Rezart Taçi, i cili ka pasur një takim me presidentin e Realit, Florentino Perez, pak përpara ndeshjes së mbrëmshme në stadiumin “Santiago Bernabeu”, e famshmja “El Clasico” Real Madrid-Barcelona, ku ai ka qenë i ftuar nga kreu i klubit madrilen. Po ashtu është konfirmuar edhe ardhja e Perez në Tiranë, me rastin e përurimit të punimeve për ndërtimin e kësaj shkolle futbolli. Presidenti madrilen ka munguar në takimin e 20 janarit të Realit të Madridit përballë Gramozit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›