Besa me mungesa drejt Vlores, Duro llogarit fitoren
Trajneri i Beses, Shpetim Duro nuk do te kete ne dispozicion ne ndeshjen e sotme me Flamurtarin nje pjese te mire te kontingjentit te tij, por pritet te debutojne disa lojtare qe jane blere gjate merkatos. Keshtu, i sigurte eshte aktivizimi i ish-sulmuesit te Vllaznise, Viresin Sinani. Keshtu, do te mungoje portieri Shehi dhe Mihani, te skualifkuar per arsye kartonesh ne ndeshjet e kaluara. Por numri i mungesave do te shtohet per shkak te demtimeve te disa lojtareve te tjere ne seanca e fundit te stervitjes. Keshtu, Besa qe pretendon te fitoje patjeter ne Vlore, sepse trajneri Shpetim Duro deshiron qe t'i bej llogarite per titullin kampion deri ne fund te edicionit, sot nuk do te kete azdisa lojtare te tjere qe jane demtuar kohet e fundit. Te skualifikuarve do t'iu shtohen edhe emrat e Dragushes, Hoxhes, Cikaleshit dhe Babamustes. Megjithate, pavaresisht mungesave, trajneri i ekipit eshte shprehur se skuadra ka nje kontingjent te pasur m e lojtare dhe do te kerkoje maksimumin ne Vlore, per te mos rrezikuar objektivin final. Besa do te perfitoje edhe nga ndeshja derbi, Tirana-Dinamo, qe te afrohet ne krye te klasifikimit, kur dihet se ka nje ndeshje me pak, Ne mesjave, dy dite pas ndeshjes deri te kryeqytetit, kavajasit do te udhetojne drejt Korces, per te luajtur me Skenderbeun, ne nje ndeshje te prapambetur. Vetem me nje fitore ne Vlore, ndaj Flamurtarit, Duro mendon se Besa eshte duke ecur ne rrugen qe duhet, per realizimin e objektivit.