Edi Martini debuton me humbje ne Peqin
Vllaznia e Shkodres e filloi me nje humbje tjeter deshperuese vitin 2010. Nderrimi i trajnerit, merkatoja me disa emra te spikatur, apo zhvillimi i fazes pergatitore ne Malin e Zi nuk kane mjaftuat qe ne ndeshjen e pare zyrtare te ketij viti, ekipi i Martinit te shenonte nje rezultat pozitiv. Trajneri Edi Martini, pas largimit te Roland Lucit, debutoi me humbje ne stolin shkodran, duke mos arritur qe te realizonte deshiren, per te fituar. Ne Peqin, Vllaznia pesoi humbjen e radhes, 2-1, perballe ekipit vendas. Nga ana tjeter Shkumbini e ka nisur me nje fitore pjesen e dyte te ketij sezoni, duke iu larguar ndjeshem zones se ftohte, te renies ne nje kategori me poshte. Ekipi peqinas nuk fali serish ne fushen e tij. Trajneri i Vllaznise Edi Martini aktivizoi nje formacion te kujdesshem ne mbrojtje, por vendasit me ane te Shenajt kaluan ne epersi. Ne fund te pjeses se pare te ndeshjes gjyqtari Meta largoi nga fusha dy futbolliste, nga nje per secilin ekip. Largimi i Rajovicit u komentua si me i demshem per Vllaznine, pasi ishte nder me aktivet e pjeses se pare. Me fillimin e pjeses se dyte Vllaznia kerkoi me ngulm golin, duke mos u pajtuar me rezultatin e disfavorshem, por mundi qe te barazoje me fillimin e pjeses se dyte me ane te Shtubines. Barazimi zgjati vetem pak minuta. Duke shfrytezuar faktorin fiushe, Shkumbini nuk fal dhe shenon golin e fitores ne mesin e pjeses se dyte, me autor Shenajn, te cilin e mbrojti deri ne fershellimen e fundit te gjyqtarit Meta.
Shkumbini - Vllaznia 2-1
Shkumbini: Bejtja, Krasniqi, Mujdragic ( Sekseri '60), Ferizovic, Pashaj, Caushaj, Bakiu (Balliu 87'), Gjyla (Gerbovic 63'), Gjoreski, Shenaj, Mustafaj. Trajner: P. Daiu
Vllaznia: Lika, Smajli, Rajovic, Leci, Sykaj, Shtubina, Nallbani, Doci (Vajushi 70'), Belisha, Haxhibulic, Alikaj, Balaj. Trajner: E. Martini
Shenues: Gerbovic 65', Shenaj 34' / Shtubina 54'
Kartone te verdhe: Shenaj / Leci 59', Belisha 73', Balaj 33'
Kartone te kuq : Mustafaj 45'/ Rajovic 45'
Gjyqtar: Kridens Meta