Leonardo: Milani, ne "sirtar" para derbit
Leonardo ka bere gati para kohe ekipin qe do te ndeshet me Interin dhe "te gjitha pervojat jane te rendesishme". Leonardo nuk mendon se me nje tjeter humbje kunder Interit do te flase me tej per titullin kampion ne Seria A. - "Pa filluar loja jemi duke menduar per rezultatin dhe fitorja eshte alternative e vetme," theksoi trajneri kuqezi. Nuk do te jete vendimtare per renditjen, sepse ka ende shume ndeshje, ne rast humbjeve, por kete te fundit Lenoardo nuk e con ne mend, nje dite para se te perballet me ekipin kryesues te Seria A. - "Nuk do te jete vendimtare, per titullin, por per Milanin ndeshja me Interin konsiderohet "e jashtezakonshme." Do te jete shume e rendesishme per disa arsye: "Ndeshje te tilla gjithmone lene shije negative apo pozitive - vazhdon Leonardo - por kemi ecur mire deri tani dhe shpresoj se do t'i menaxhojme te gjitha momentet, ato te bukurat dhe ndonje moment te keq." Ende asnje siguri per Alesandro Nesten, sepse pas stervitjes se djeshme ai ende nuk eshte ne forme te plote. - "Ne duhet te shohim dhe te vendosin me qetesi per ndeshjen, pa ankth, dhe te shfrytezojme te gjithe kohen qe kemi ne dispozicion." Para ndeshjes derbi lakohet edhe emri i Balotelit. I pyetur per kete ceshtje trajneri i Milanit gjeti rast per te folur ndaj racizmit. - "Une jam i vemendshem dhe e kam ndjekur historine e tij, e cila eshte e pasur me te tilla episode - tha Leonardo. - "Mendoj se Italia nuk eshte e pergatitur ende per te jetuar kete diversitet. Baloteli jeton ne kete shoqeri dhe nuk eshte e lehte. Une e admiroj ate shume, nuk e shoh si zuzar dhe se shoh se ndonjehere situata duket me shume e komplikuar. Sipas Leonardos, Baloteli eshte produkt i mjedisit ne te cilin edhe aktivizohet. Pa e kuptuar te kaluaren eshte e veshtire per te kuptuar te tashmen dhe mendoj se nuk ka vend qe te masakrohet nje lojtar shume i zoti. Ai duhet te sherbeje si nje mesim per te gjithe, sepse Italia do te jetoje histori te tjera me shume se rasti i tij. Italia nuk ka koloni dhe eshte e veshtire qe te gjithe te kuptojne kete situate,' - perfundon Lenoardo.
Seria A
Java e 21-te
Katania-Parma (dje)
Juve-Roma (dje)
Bolonja-Bari
Xhenoa-Atalanta
Lacio- Kievo
Livorno-Napoli
Palermo-Fiorentina
Siena- Kaljari
Udineze-Sampdoria
Inter-Milan