Kaka: Ia vlen edhe nje cmim me i larte per Kristiano Ronaldon
Fantazisti i Realit te Madridit, Kaka thekson se eshte shume i lumtur qe ne ekipin e tij ben pjese edhe Kristiano Ronaldo. Se bashku me Ronaldon, braziliani perben dyshen e lojtareve me te shtrenjte ne bote dhe shprehet se nje fakt i tille, pervec se pozitiv, eshte edhe veshtire per t'u mbajtur. Ronaldo dhe Kaka iu bashkuan ne veren e kaluar ekipit te Realit, per nje shume qe shkonte deri ne 160 milione euro. - " Ne nuk flasim per nje gje te tille, sepse kjo nuk i duhet medieve dhe tifozeve. Nuk me bejne pershtypje numrat, sepse jam nje profesionist qe kerkoj te luaj per ekipin tim. Personalisht do te doja qe te paguhej me shume per kartonin e Kristiano Ronaldos," - theksoi Kaka, pas kritikave te shumta se jane paguar shume para dhe nuk justifikohet cmimi i vleres se kartonit te lojtarit portugez. - "Te jesh lojtari me i shtrenjte ne bote nuk eshte gje e lehte, pasi te gjithe flasin per kete gje dhe presioni eshte shume i madh," - theksoi braziliani Kaka. 27- vjecari ben nje krahasim me Mancester Junajtid, ku luajti per disa sezone portugezi. Pas largimit te tij ne vere, Djajte e Kuq nuk po kalojne te njejtin shkelqim, ne fushe. - "Kristiano nuk ka zhgenjyer me ate qe parashikohej qe te jepej ne fushe. Njerezit mrekullohen me lojen e tij. Ronaldo eshte i jashtezakonshem sa here qe kam topin," komenton ish-lojtari i Milanit. - "Mendoj se Reali e ka vertetuar se ia vlejti qe bleu Kristiano Ronaldon per nje shume te larte, sepse edhe une jam shume i lumtur qe kam ne skuader nje futbollist te tille. Kete sezon, edhe Mancester Junajtid provoi sa i rendesishem ka qene per te Kristiano Ronaldo," - perfundon Kaka.